Futboll Shqipëri Sport

Rokadë trajnerësh tek Egnatia/ Ikën Vladimir Gjonaj, ja kush e zëvendëson

Humbja e pësuar disa ditë më parë në Orikum bëri që trajneri matjan të mos i drejtojë më rrogozhinasit në vazhdim.

Nga sa bëhet me dije pas analizës së zhvilluar të hënën pas një takimi me drejtuesit, Gjonaj deklaroi dorëheqjen e pa revokueshme për arsye personale. Pothuajse pas një viti e gjysmë në drejtim të Egnatias që e drejtoj me sukses i erdhi radha e ndarjes pa kthim pas midis palëve. Në përfundim të përgatitjeve gjithashtu ai u takua me radhë me të gjithë lojtarët dhe bashkëpunëtorët që kishte në periudhën e qëndrimit në Rrogozhinë.

Por menjëherë u gjet zëvendësuesi, për të mos humbur kohë drejtuesit zyrtarizuan si trajner Ilir Duron që mbante pozicionin si drejtor teknik deri para pak ditësh. Kavajasi Duro është një njohje e vjetër në klub pasi ka qenë lojtar vite më parë aty dhe ka eksperiencë të madhe në fushën e trajningut. Më parë ka luajtur për një kohë të gjatë jashtë Shqipërisë si trajner fillimisht ka drejtuar Besën e vendlindjes së tij.

Përpara fillimit të seancës së djeshme ai u prezantua përpara grupit të lojtarëve nga shefi i klubit Petrit Hazbiu dhe më pas drejtoj seancën. Kurse sa i përket pjesëtarëve të tjerë të stafit do të jenë po të njëjtët që kanë qenë më parë.

Nga sa u vu re programi i përgatitjeve për sfidën e fundjavës me Besën po ecën me ritëm të lartë dhe me ndryshime në program.

Përveç ushtrimeve fizike, teorike e aerobike nuk u lanë pas as ana taktike si dhe loja në grup që shërben për skemat e vendosjes në fushë.Në ditën e parë të punës trajneri Duro kërkoj nga lojtarët më tepër përqendrim dhe saktësi që gjatë 90 minutave të tregojnë cilësi të mira.

Rrogozhinasit në përballjen e së shtunës me Besën do të kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive për të qenë sa më afër kreut.

Megjithëse janë vetëm dy pikë larg nga vendi i parë që mbahet aktualisht nga Pogradeci , gara sportive për më lart për rrogozhinasit do jetë gjithmonë në vëmendje.

Related posts

“JUVENTUS PARA 15 VITESH ISHTE NË SERIE B dhe…”/ Nuk ndalet Agnelli, deklarata e fundit i habit të gjithë

Delo.autor

PRAPASKENAT E BUJSHME TË MERKATOS SË PARTIZANIT/ “Demat e Kuq” në bisedime me 3 emra “big”

Delo.autor

Të gjithë shkojnë në dhomat e zhveshjes, ja çfarë gjesti bën “ylli” i Dortmundit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment