Futboll Seria A Sport

REVOLUCION PAS ELIMINIMIT NGA CHAMPIONS/ Juventusi nxjerr në shitje Pjanic për blerjen e bujshme…

Menjëherë pas eliminimit që Ajax i bëri nga Champions League, drejtuesit e Juventus kanë nisur të mendojnë për reformën në mesfushë, që pritet të startojë në verë.

Bardhezinjtë janë përfolur për rikthimin e Paul Pogba, afrimin e Toni Kroos apo dhe Isco nga Real Madrid, ndërkohë që është konfirmuar nënshkrimi me Aaron Ramsey nga Arsenal.

Gjithsesi, ndërkohë që pritshmëritë janë për një buxhet më modest për sezonin e ardhshëm, pjesa e konsiderueshme e tij do të financohet nga shitja e futbollistëve bardhezinj.

Pikërisht në këtë kuadër, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të bindur se mesfushori që do t’u gjeneronte më shumë përfitime nga shitja është Miralem Pjanic, që është përfolur për një transferim te Real Madrid.

Referuar raportimeve të gazetës italiane “Corriere dello Sport”, ai dhe përfaqësuesit e tij po eksplorojnë tashmë alternativat e mundshme, ndërkohë që përgatitet të largohet nga Torino.

Drejtuesit e Juventus e vlerësojnë atë rreth €100 milionë, dhe shitja e tij do t’u mundësonte atyre të rindërtonin repartin e mesfushës, e mbase të përgatiste bardhezinjtë më shumë për fidën në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Related posts

KA LUAJTUR VETËM 4 NDESHJE NË KËTË SEZON/ Kërkon të largohet nga Milan në janar mbrojtësi…

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, ish-lojtari i Skënderbeut firmos me skuadrën e re. Ja ku do të luajë…

Delo.autor

MERKATO/ Juventus, Marotta përgatit një dhuratë braziliane për Allegri-n

Q.Autor

Leave a Comment