Futboll La Liga Sport

NË PËRBALLJEN GJYSMËFINALE CHAMPIONS/ Barcelona e tepron me çmimin e biletave, ja do kushtojë

Barcelona ka mposhtur Manchester United në çerekfinalen e Champions League duke kaluar në gjysmëfinale.

Katalanasit do të presin Liverpool, që në çerekfinale eliminoi Porton, për ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve në Camp Nou.

Megjithatë, tifozët anglezë janë goditur me një çmim stratosferik për biletat e transfertës.

Ata që duan të shohin ndeshjen ndaj Barça-s në Spanjë duhet të paguajnë €119 për një biletë.

Klubi i Liverpool nuk ishte aspak i kënaqur me këtë çmim të kripur dhe është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë.

Çmimi i Liverpool për tifozët miq ishte 88 euro, por tani klubi anglez e ka rritur në 119 euro, aq sa Barcelona.

31 eurot që do të fitohen shtesë do të subvencionohen për tifozët vendas.

Related posts

YLLI KROAT DREJT LARGIMIT/ “Zikaltërit” gjen pasuesin e Perisic tek klubi i Serie A…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Talenti refuzon Interin, firmos me rivalët e Seria A

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Seferi humb rastin ideal, portieri Gomes kontrollon me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment