Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Inter-Juventus gati për shkëmbimin e bujshëm…

Sezoni po shkon drejt fundit, si te Inter ashtu edhe tek Juventus ka çështje që duhet të zgjidhen. Dy më kryesoret për të dy klubet janë rastet e Mauro Icardit dhe Paulo Dybalas.

Ditën e sotme, “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” kanë dalë me të njëjtin lajm. Inter dhe Juventus po përgatisin shkëmbimin Icardi-Dybala.

Mauro Icardi është i njohur për krizën e tij me klubin dhe shokët e skuadrës. Megjithatë ai është kthyer në fushë për të arritur objektivat e skuadrës deri në fund të sezonit dhe më pas do vendosë për të ardhmen e tij. Kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Frosinone, ku Icardi pa bërë zë e la Ivan Perisic të gjuajë penalltinë, ashtu siç janë vendimet e klubit.

Paulo Dybala në anën tjetër ndodhet në një situatë tjetër. Vështirësia e tij është rendimenti në fushë. Që pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, Allegri e ka tërhequr prapa sulmuesin argjentinas, i cili duhet të luajë shumë metra larg porte, për t’i krijuar hapësirën e nevojshme CR7-ës. Ky sezon për 25-vjeçarin ka pasur më shumë errësirë sesa dritë dhe largimi është në mendjen e tij dhe të Juventusit.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici e ka lajmëruar që para një viti një shkëmbim të tillë, teksa ai tentoi të negociojë me sulmuesin 26-vjeçar të Interit. Ndërkohë që Dybala do vishej si zikaltër edhe nga marrëdhënia e shkëlqyer që ka me Beppe Marottan, i cili e solli nga Palermo te Juventus.

Related posts

PSG-LEIPZIG/ Ronaldinho sërish me Messin? “Parisienët” bëjnë njoftimin e rëndësishëm (FOTO)

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Censura e çuditshme, televizioni iranian zhduk arbitren e ndeshjes në Bundesliga

Sadik.Autor

Kukësi nis përforcimet, zbardhen tre dëshirat e klubit verilindor

Sadik.Autor

Leave a Comment