Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Në garë për shërbimet e Ronaldos ishte gjiganti i Serie A…

Transferimi i Cristiano Ronaldo te Juventus ishte një suprizë. Madje, kur mediat nisën të flisnin se mes sulmuesit portugez dhe “Zonjës së Vjetër” kishin nisur tratativat, të shumë ishin ata që nuk e besonin një gjë të tillë. Por në të vërtetë, në zyrat e klubeve të mëdhenj të Europës, ishte mësuar më parë vendimi i CR7 për t’u larguar nga Reali i Madridit dhe shumë prej tyre kishin marrë informacion me ëndrrën për të patur shërbimet e tij.

Një prej tyre ishte edhe Milani, që me seriozitet kishte peshuar mundësinë e blerjes së një prej lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit. Ky detaj zbulohet nga Vincenzo Montela, tashmë trajner i Fiorentinës, por që në atë kohë ishte në pankinën e skuadrës kuqezi.

“Kur isha ende te Milani, kishte një mundësi që Ronaldo të bëhej pjesë e skuadrës. Personalisht dëgjoja nga drejtuesit e tjerë që të përmendeshin bisedime, kontrata, por sinqerisht për asnjë moment nuk i besova plotësisht kryerjes së atij operacioni në merkato”, është shprehur Montela, duke zbuluar dy fakte të rëndësishme. Si fillim, largimi i Cristiano Ronaldos nga Reali planifikohej prej kohësh dhe se përveç Juventusit, në garë për shërbimet e tij ishin edhe skuadra të tjera.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ SPAL/ Ranieri kritikon: Të përmirësohemi në aspektin fizik dhe atë…

Delo.autor

Basti i trajnerit Milos Kostic/ Luftëtari do të jetë dëfryes dhe rezultativ

Sadik.Autor

Sot nis zyrtarisht Kampionati Botëror “Rusi 2018”, zbuloni detajet e evenimentit madhështor

Sadik.Autor

Leave a Comment