Champions League Futboll Sport

SI DO NDIHESH NËSE DO JESH NË FINALE ME BARCELONËN? De Jong jep përgjigjen epike

Frenki De Jong, po mahnit Europën me performancat e tij me Ajaxin.

Mirëpo Barcelona është treguar e shpejtë, duke i siguruar shërbimet e tij që në janar.

Mesfushori dhe ekipi i tij i ardhshëm mund të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, por De Jongut i intereson pak kjo.

“Derisa të jem lojtar i Ajaxit, dua që kjo skuadër të fitojë. Nuk kam asnjë shqetësim nëse eliminoj Barcelonën dhe fitoj Championsin, siç bëra edhe kundër Realit dhe Juventusit”, u shpreh mesfushori për “Four Four Two”.

Më tej ai komentoj edhe transferimin e tij. “Disa vite më parë shkova për të parë një miqësore të Barcelonës. Atje ishte Ronaldinho, ishte tepër emocionuese që isha atje, sepse e pashë drejtpërdrejtë një lojtar si ai”, përfundoi De Jong.

Related posts

“EURO 2020″/ Dopieta e yllit të Liverpool i jep fitoren Holandës, në Hungari shënohet goli i ditës

F.autor

Ish-lojtari i kombëtares e ka me Panuçin: Futi ndonjë picë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ U dëmtua përpara sfidës ndaj Spezias, ja koha e rikuperimit të sulmuesit Rebic…

Delo.autor

Leave a Comment