Futboll Sport

BAYERN PERFEKT NË CHAMPIONS/ Por Nagelsmann nuk feston. Mbappe: Mund t’i bëjmë keq

7 fitore në 7, Bayern vijon ecurinë perfekte në këtë edicion të Champions, pa diskutim suksesi në transfertë përballë PSG kënaq trajneri Julian Nagelsmann: “Kemi luajtur shumë mirë në 25 minutat e para, nuk e prisnim që PSG të ishte aq pasiv. Ishte një pjesë e parë e mirë, ashti si fillim i së dytës, më pas ishte një ndeshje me goditje nga të dy anët.

Sa shanse kemi për të kaluar më tej? Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, e pamë se çfarë ndodhi kur në fushë u fut Mbappe”, u shpreh ndër të tjera Nagelsmann.

Atmosfera në radhët e PSG pas kësaj humbje nuk është pozitive, por trajner Galtier beson se kualifikimi është ende i hapur:

“Sigurisht që ka zhgënjim, por të gjithë e dinim se kualifikimi nuk vendosej sot. Duhet kuptuar se me çfarë grupi do të luajmë pas tre javësh, në çfarë gjendje do jemi”, theksoi trajneri i PSG.

Tifozët e PSG, shpresojnë që në Mynih, në ndeshjen e kthimit Kylian Mbappe të bëj diferencën, impakti i tij në lojë ishte shumë i dukshëm: “Bëra gjithçka për të qenë prezent në këtë sfidë, punova ditë e natë. Ne duhet të kujtojmë fundit e kësaj ndeshje, u pa qartë se mund t’i bënim keq. Tani të shkojmë në shtëpi dhe të mundohemi t’i mposhtim ndeshjen e kthimit”, u shpreh Mbappe.

Related posts

STADIUMI I RI/ FSHF “zbarkon” në Kukës, merret vendimi për ndeshjen ndaj Tiranës

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ “Djajtë e Kuq” marrin me vete në Paris “heroin” e…

Delo.autor

NDESHJA Inter-Juve! Spektakli nisi që nga Pinoku (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment