Futboll Premier League Sport

ARRITI GJYSMËFINALEN CHAMPIONS/ Ja shuma faraonike që Pochettino synon për verën e ardhshme

Më në fund, pas dy merkatosh pa shpenzuar as edhe një qindarkë, trajneri Mauricio Pochettino do të ketë në dispozicion 150 milionë stërlina për të shpenzuar verën e ardhshme. Skuadra e Tottenham arriti gjysmëfinalet e Champions League, ku do të luajë ndaj Ajax, objektiv që skuadra britanike e arriti pa ndryshuar formacion krahasuar edhe me një vit më parë. Kjo, për faktin se klubi i shpenzoi të gjitha të ardhurat e tij në ndërtimin e stadiumit të ri, ku Tottenham debutoi dy javë më parë.

Gjithsesi, sezonin e ri situata do të jetë ndryshe. Klubi do të ketë një buxhet prej 90 milionë stërlinash në dispozicion. Shumë që do t’i shtohen edhe 60 milionë stërlina nga shitja e disa lojtarëve, që do të lënë klubin në fund të këtij sezoni. Pochettino është në kërkim të një mesfushori fantazist, në rast se ikën Eriksen dhe të një sulmuesi të fuqishëm në krah të Kane. Këto dy blerje mund të realizohen me shumën që klubi ka në dispozicion, pasi do të vijnë edhe parà nga kualifikimi deri në gjysmëfinale.

Related posts

Ndikimi i senatorëve: Higuain dhe Di Maria, titullarë ndaj Nigerisë

Isa.Autor

SJELLJA SKANDALOZE E TIFOZËVE TË LAZIOS NDAJ HYSAJT/ Presidenti Duka: Vlerat e atij do të triumfojnë përballë…

Delo.autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ S’mjaftojnë 30 milionë euro, zbulohet klauzola speciale e CR7

Isa.Autor

Leave a Comment