Futboll Seria A Sport

NGA ZONA CHAMPIONS TEK LAURO-ICARDI/ Spalletti: Të dy ata janë shumë mirë, por në…

rajneri i Interit, Luciano Spalletti ka folur para shtypit në prag të ndeshjes me Romën, që do jetë përcaktuese për sigurimin e një vendi në zonën Champions.

Zona Champions – Të konkurrosh me Romën në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, do të thotë se jemi të rrethuar nga disa ekipe që kanë qëndruar në krye të ligës sonë për shumë vite. Për ne, është një moment shumë i rëndësishëm.”

Tottenham dhe Barcelona – Nuk më intereson të bëj llogaritë e të tjerëve, jam i interesuar në objektivat dhe llogaritë e rrugës sonë dhe të punës që ne bëjmë.

Kupat e Europës – Ne dhe Napoli patëm probleme në ndeshjet përcaktuese. Të luash në ato ndeshje me kushte të tilla mund të ishte e rrezikshme edhe për ecurinë në kampionat. Problemi nuk qëndron vetëm tek eliminimi.

Valero dhe Brozovic – Borja ia ka dalë, gjendja e Brozovic do të vlerësohet sot, sepse është stërvitur veçmas deri më tani. Nuk duam të rrezikojmë. Në rastet e tjera kemi luajtur me Gagliardini dhe Vecino, që kanë bërë shumë mirë, gjithashtu kemi edhe Joao Mario.

Lautaro apo Icardi? – E kam të vështirë të them se kush do të luajë sepse duhet të bëj disa vlerësime. Të dy ata janë shumë mirë dhe prandaj zgjedhja do të bëhet në bazë të gjendjes së secilit, por në këtë moment është e vështirë për mua sepse që të dy e meritojnë të luajnë.

Dzeko te Inter? – Le të flasim për lojtarët e mi. Në atë rol ne kemi dy lojtarë si Icardi dhe Lautaro që janë duke bërë shumë mirë. Për merkaton pyesni Ausilion.

Sa pret nga Perisic? – Pres shumë nga lojtarët e mi sepse me kalimin e ditëve, rezultatet bëhen më të rëndësishme. Pres që të vlerësojnë si duhet ndeshjet e ardhshme dhe ai që ka eksperiencë edhe në futbollin ndërkombëtar, do të dijë të luajë në mënyrën e duhur.

Related posts

I JEP FUND AVENTURËS NË RUMANI/ Mesfushori shqiptar rikthehet në Itali tek…

Delo.autor

Allegri është një trajner kanibal: katër dopieta në katër vite te Juventusi

Sadik.Autor

BARCELONA HEDH SYTE TEK LACIO/ Braida ndjek nga afër futbollistin SAVIÇ

Isa.Autor

Leave a Comment