Futboll La Liga Sport

ELIMINIMI I MANCHESTER CITYT NGA CHAMPIONS/ Valverde deklaron: Ai pa asnjë dyshim mbetet …

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Real Sociedad, trajneri i Barcelonës, Erensto Valverde, foli për ekipin e tij në rrugën drejt titullit, por nuk la pa përmendur as eliminimin nga Champions të Mançester Sitit të Guardiolës, ku deklaroi se ai është trajneri më i mirë.

DREJT TITULLIT – Shpallemi kampionë nëse shtojmë edhe 9 pikë. Duhet të fokusohemi tek ndeshja e parë që kemi, e të tjerat do i marrim me radhë.

PËRQENDRIMI – Nuk kemi kohë që të gëzojmë, apo të na e marrë mendjen diçka tjetër. Na duhen fitoret e radhës dhe duam të përballemi me ndeshjet që na vijnë. E kemi ëndërruar të ishim në këtë pozicion që jemi sot, dhe tashmë ia kemi arritur, e duhet të vazhdojmë akoma më përpara. E dimë që ndeshja e nesërme, nuk është thjesht një ndeshje. Mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm drejt fitimit të kampionatit nëse marrim 3 pikët.

MESI, PRANË 600 GOLAVE – Do doja të kisha sa më shumë llojshmëri fjalësh, që të mos përsërisja veten, por po themi çdo gjë të mundshme rreth Mesit. Ai do i thyejë të gjitha rekordet dhe do e bëjë publikun të presë diçka speciale prej tij.

GUARDIOLA – Ai është trajneri më i mirë, pa asnjë dyshim. Pavarësisht se u rrëzua(e lidh me momentin e rënies pas golit të pestë të anuluar të Sitit) në Champions League. Ai mbetet trajneri më i mirë në botë.

Related posts

TE BARCELONA MENDOJNË PËR MERKATON/ Laporta do rikthejë ish-mesfushorin

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Marotta: Nuk ekziston një çështje Icardi, janë dinamika…

Delo.autor

RONALDINHO SËRISH NË TELASHE/ Ish-fantazisti brazilian akuzohet për …

Delo.autor

Leave a Comment