Futboll Seria A Sport

DEKLARATA E ASHPËR NDAJ GALIANIT/ Sulmon trajneri i madh: Milani im do ta kishte fituar…

Ish trajneri i Milanit, Arrigo Sachi është shprehur me tone të ashpëra ndaj ish administratorit të deleguar të kuqezinjve, Adriano Galiani.

Ky i fundit tha se Milani nuk do të kishte sukses në Europë vitet e kaluara, nëse do të kishte probleme me Fair Play financiar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sachit. 73-vjeçari ishte i ftuar special në emisionin Mediaset, ku foli pikërisht me situatën aktuale të milanezëve.

‘Nuk jam dakord me Gallianin. Milani im do ta kishte fituar Champions League gjithsesi dhe me arkëtimet nga ky kompeticion do të investohej për të ardhmen’.

Sachi dha gjithashtu dhe një detaj interesant lidhur me rivalët e asaj kohe.

‘A e dini ju se lojtarët e Napolit kishin rroga më të larta se lojtarët e Milanit? Përfundimin e dini vetë’, e mbylli fjalën ish tekniku.

Arrigo Sachi pati 2 eksperienca në krye të Milanit. Fillimisht e drejtoi skuadrën nga 1987 deri në 1991.  Dhe më pas në sezonin 1996-97. Gjatë këtyre viteve kuqezinjtë ‘pushtuan’ Europën.

Related posts

Fernandinho: Të luaja për Brazilin e kisha ëndërr, tani dua…

Sadik.Autor

Atl Madrid nuk dorëzohet për Filipe Luis, kërkon një MAL ME PARA nga PSG

Isa.Autor

BËN GODITJEN E MADHE NË MERAKTO/ Chelsea ofron 80 milionë euro për talentin 21-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment