Futboll Premier League Sport

ZBULON HISTORINË PREKËSE TË FËMIJËRISË/ Ylli i Liverpoolit: Trajneri më paragjykonte për… (FOTO)

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, rrëfen një histori prekëse që i ka ndodhur kur shkoi tek një skuadër lokale e futbollit të testohej dhe mënyra sesi në fillim ishte paragjykuar nga trajneri për veshjen e tij derisa e la me gojëhapur me aftësitë e tij në futboll.

26-vjeçari është kthyer të flas për fëmijërinë e vështirë, kur filloi të merrej me futboll.

‘U largova nga fshati me xhaxhin tim drejt kryeqytetit për tu provuar tek një skuadër lokale. Ishim një grup fëmijësh dhe në fillim kur trajneri me pa, ngrysi fytyrën dhe me tha që isha ne vendin e gabuar’, ka deklaruar Mane.

‘Ai me pyeti nëse isha aty për tu testuar dhe ne momentin që i thash po me pyeti: me këto këpuce, me këto pantallona? – Si mund te luash me pantallona xhins dhe këpuce me gishta jashtë?!

‘I thash që kam ardhur te testohem dhe që isha i gatshëm të luaja dhe i pa mbathur. 10 minuta me vonë pash që trajneri u surprizua dhe fillova të qaja nga gëzimi duke vrapuar’, përfundoi Mane.

Mane, sot është në mesin e lojtarëve më të mirë në Premierligë dhe po udhëheq Liverpoolin drejt titullit në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Related posts

E PABESUESHME NË CHAMPIONS/ Myrto Uzuni zhbllokon sfidën ndaj Juventus dhe feston si CR7 (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEN ANËN E TIJ TË HISTORISË/ Mjeku i Maradonës: E vërteta e vdekjes së Diegos dhe një përgjigje për akuzat

Delo.autor

JOSHUA PO KALON NJË PRESION TË MADH/ Eddie Hearn zbulon: Nëse ai humb edhe ndeshjen e dytë, karriera e tij…

Delo.autor

Leave a Comment