Futboll Premier League Sport

U DËMTUA NË NDESHJEN KUNDËR TOTTENHAMIT/ Guardiola ndez alarmin, ja sa rrezikon ylli de Bruyne

Mesfushori belg Kevin de Bruyne ka lënë fushën e lojës në minutën e 38-të në ndeshjen që Manchester City fitoi 1-0 ndaj Tottenham sot në Premier League. Një dëmtim në këmbën e majtë ka detyruar mesfushorin e City të braktisë lojën, duke vënë në dyshim praninë e tij të mërkurën e ardhshme, në derbin ndaj Manchester United.

“Nuk kam biseduar ende me lojtarin apo me mjekët, por di vetëm që është një dëmtim muskulor. Nuk mund të them ende se sa i rëndë është ky dëmtim i Kevin, por nesër do të mësojmë diçka më konkrete. Gjithsesi, mendoj se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj United”, u shpreh Pep Guardiola pas përfundimit të ndeshjes.

Ky është dëmtimi i radhës gjatë këtij sezoni për Kevin de Bruyne, që fillimisht mungoi në fillimin e kampionatit, për shkak të një problemi në gjurin e djathtë. Më pas ai mungoi për 6 javë në nëntor, pasi i dëmtua në gjurin e majtë. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 15 ndeshje në Premier League, por rikthimi i tij ishte i rëndësishëm në rikuperimin që City bëri ndaj Liverpool.

Related posts

E FUNDIT/ Mesfushori i KUKËSIT jep lajmin e madh: Falenderimi i takon Zotit (FOTO)

Isa.Autor

PRITET AKORDI/ Martesa me “Zonjën e Vjetër” në horizont, ylli i Juventusit do të marrë 8 milionë euro në sezon

Delo.autor

PËRFORCIME NË EKIP/ Pioli kërkon një sulmues në skemë, Maldini e gjen në Serie A tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment