Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Partizani, vendasit barazojnë shifrat, “Demat” me 10 lojtarë

Është duke u luajtur në këto momente sfida mes Kastriotit dhe Partizanit. Me qëllime të ndryshme, por me dëshirë të njëjtë për fitoren, skuadrat do të zbresin në “Redi Maloku”.

bandicam 2019-04-20 16-00-00-137

 

LIVE| KASTRIOTI-PARTIZANI 1-1

GOL: Shehu 58′ / Mensah 55′

Karton i Kuq: / Rexhepi 59′

 

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

59’ Tjetër goditje për Partizanin. Lum Rexhepi shkakton faull në mesfushë, dhe është i dyti i verdhë. Gjyqtari e nxjerr me karton të kuq, dhe Partizani me 10 lojtarë.

58’ GOOOOOOL KASTRIOTI 1-1/ Barazohen menjëherë shifrat. Shehu ndëshkon Partizanin, pas një topi të mbetur në zonë nga zhvillimet e një goditje këndi.

55’ GOOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida në Fushë-Krujë. Asani hedh në zonë topin nga goditja e dënimit, dhe mbetet te këmbët e Mensah, i cili e çon në fundin e rrjetës.

54’ Tjetër nisje e shpejtë e Asanit, këtë herë është Shehu që e ndalon, por me faull.

53’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Asani mundohet të shërbejë për Bardhin, por mbrojtja krutane largon topin në goditje këndi.

52’ Trashi mundohet të kapë një top të lartë me kokë, por shkakton faull ndaj Ymerajt.

46’ Nis pjesa e dytë, me skuadrat siç e mbyllën pjesën e parë.

Related posts

KLAUZOLA “IBRAHIMOVIÇ”/ Shikoni sa fitojnë lojtarët nëse PSG-ja triumfon në finale

Delo.autor

PËRÇAHET MILAN/ Çfarë po ndodh me drejtuesit “kuqezi”

Sadik.Autor

MERKATO/ Barcelona kryeson garën për “yllin” e Atletico Madridit

Q.Autor

Leave a Comment