Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Luftëtari, Andi Ribaj kalon në avantazh vlonjatët

Po luhet në Vlorë, sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Kuqezinjtë e Ilir Dajës, do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive, pas 4 triumfesh radhazi në kampionat.

bandicam 2019-04-20 19-00-37-459

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe bluzinjtë e Ahmatajt, po kalojnë një moment mjaft të mirë kohët e fundit, teksa në 5 sfidat e fundit, kanë regjistruar 4 fitore dhe 1 humbje. Një tjetër rezultat pozitiv në përballjen e sotme, do ta thellonte rezultatin me Kastriotin, që barazoi në shtëpi ndaj Partizanit.

bandicam 2019-04-20 19-01-36-060

Në 29 javë kampionat, Flamurtari ka arritur të sigurojë 47 pikë, duke u renditur përkohësisht në vendin e 3-të, ndërkohë që Luftëtari mban vendin e 7-të me 37 pikë. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Trajneri Daja vazhdon t’i besojë të riut Rrapaj, ndërkohë në kampin tjetër, nuk ka surpriza. Kujtojmë që Kocionis dhe Ramadani janë mungesat e vetme për gjirokastritët në këtë sfidë.

FLAMURTARI-LUFTËTARI 1-0

Ribaj 49′ 

KOMENTI LIVE: 

49′ GOOOOOL FLAMURTARI 1-0/ Andi Ribaj kalon në avantazh vlonjatët me një gol të çuditshëm. 

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

EFEKTI GALLIANI/ Monza transferon ish-sulmuesin që fitoi Championsin me MILANIN

Isa.Autor

STRATEGJIA PËR 2020/ Barcelona do dy yjet e Interit. Për njërin ka gati 50 milionë euro

Delo.autor

KUALIFIKIMI NË KUPËN E ANGLISË/ Guardiola: Kam një këshillë për Çelsin, jepi kohë… Poterit

F.autor

Leave a Comment