Futboll Sport

“ËSHTË BUKUR TA SHOHËSH NË FUSHË”/ Ronaldinho zbulon pasardhësin e tij dhe atë të “Fenomenit”

Pavarësisht zhgënjimit për humbjen e pësuar në finalen e Copa America kundër Argjentinës, Ronaldinho nuk e ka humbur besimin te pesë herë kampionët e botës dhe veçanërisht te Neymar, të cilin ish-numri 10 e ka zgjedhur si pasardhësin e tij.

“Nëse Neymar është pasardhësi im te Brazili. Po, pa asnjë dyshim, është pasardhësi im. Është protagonisti ynë, idhulli i brazilianëve. Nuk e ka humbur guximin dhe është gjithmonë bukur ta shohësh në fushë”, ka thënë ish-ylli për “FranceFootball” Dinho.

“Mbappe? Më kujton pak Ronaldo-n. Më pëlqen shumë ky djalosh. Është një lojtar i madh, me shumë talent. Ka të gjitha cilësitë për ta fituar Topin e Artë. Më pëlqen t’i shikoj ndeshjet e tij, veçanërisht kur luan me Neymar te PSG”.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus tentoi t’i merrte Atletico-s goditjen e janarit, por Lyon nuk…

Delo.autor

DUELI ME MAN UNITED/ Ronaldo kthehet në “Old Trafford”: Nëse shënoj nesër…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Sevilla-Real Madrid, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment