Futboll Seria A Sport

A DO TË MBAJE FANELLËN E JUVENTUSIT SEZONIN E ARDHSHËM? Ronaldo jep përgjigjen epike

Juventusi ka hipotekuar sot, titullin e tetë rradhazi, duke përmbysur Fiorentinën, nga 0-1 në 2-1.

Kështu është harruar disi humbja dhe skualifikimi nga Liga e Kampionëve nga Ajaksi. Mediat gjatë gjithë kësaj jave kanë aluduar për një largim të Ronaldos , nga Torino në fund të këtij sezoni.

Por portugezi përpara mediave shumë i lumtur dhe i kënaqur është shprehur se vitin tjetër do të mbajë fanellën e Juventusit jo 100%, por 1000%.

Gaztarja e “DAZN” ka pyetur drejtpërdrejt portugezin nëse do të mbajë këtë fanellë të veshur dhe sezonin e ardhshëm.

Ronaldo kështu i ka dhënë fund çdo thashethemi të mediave duke e mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull.

Related posts

ANALIZA/ Ja pse sulmuesi Sane sjell Champions Leaguen në Mynih

Delo.autor

NUK PO E VLERËSON MAKSIMALISHT ËNDRRËN E TIJ/ Mbipesha e Eden Hazard shqetëson Real Madrid

Delo.autor

Nike prodhon këpucë speciale për Ronaldon në Botëror (Foto)

Sadik.Autor

Leave a Comment