Futboll Kategoria Superiore Sport

I DHUROI FITOREN KUKËSIT ME DOPIETË/ Vasil Shkurtaj: Ne do luftojmë deri në fund, dhe do…

Lojtari i ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit, u shpall sulmuesi Vasil Shkurtaj, i cili shënoi edhe një dopietë për verilindorët, dhe pas ndeshjes, ai deklaroi:

4 gola me Kukësin, por një çlirim për një sulmues.

Jam i kënaqur që i dhashë 3 pikët ekipit tim. Të jep kënaqësi të vazhdosh më shumë kur shënon. Nuk kam asnjë kuotë për golat. Në fillim të sezonit i vura objektiv vetes të dilja golashënues i kampionatit.

Bashkëjetesa me Rexhinaldon…

Unë me Rexhinaldon plotësojmë njëri-tjetrin, dhe më ndihmon shumë në lojë.

Partizani ka fituar vetëm 2 ndeshje në 8 ndeshjet e fundit. A ju është zgjuar dëshira që mund të ndodhë një mrekulli?

Futbolli ka treguar shumë të papritura. Ne do luftojmë deri në fund, dhe do shikojmë.

Nëse presidenti ju thotë: “Tani u kujtove të shënosh, po të shënoje nga fillimi do ishin pranë kreut…”

Nuk besoj se do e thotë këtë. Lojtarët duhet të jenë të qetë. Kemi edhe 6 ndeshje, dhe ndoshta sulmuesit i bëjnë të gjitha golat bashkë.

Festa e golit të dytë…

Po i keni parë golat e tjerë, nuk kam shënuar shumë fort. Festova pak. Aty fituam.

Si e sheh Tiranën dhe Luftëtarin?

Shpresoj të fitojmë ne e para, të shkojmë në finale, dhe të jemi me Luftëtarin.

Fanella e Krasniqit…

Ia dedikova Krasniqit, se ka pasur një dëmtim.

Related posts

United të ofrojë 60 milionë euro për yllin e Realit

Q.Autor

PAMJET/ Të shoqëruar nga policia, tifozët çekë drejt “Air Albania”

F.autor

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Ylli i “Kuqezinjve” afër rinovimit të kontratës për 5 vite, ja emri dhe detajet…

Delo.autor

Leave a Comment