Futboll Kategoria Superiore Sport

DHUROI 1 PIKË TË ÇMUAR LUFTËTARIT/ Realdo Fili: Qëllimi ishte të dilnim me…

Futbollisti fierak Realdo Fili i dhuroi një pikë të çmuar Luftëtarit me golin e tij në minutat e fundit në sfidën ndaj Flamurtarit. Në prononcimin pas ndeshjes Fili u shpreh:

“Ishte një gol i rëndësishëm. Të gjithë janë të rëndësishëm. Kisha kohë që nuk gjeja rrugën e rrjetës. Nuk më ka ecur kohët e fundit. Për mua ishte i rëndësishëm sepse më jep vetëbesim por edhe për skuadrën. Qëllimi ishte të dilnim me pikë dhe e realizuam.

Motivimi te Luftëtari- Te Skënderbeu nuk gjeta veten, për shkak të shumë arsyeshëm. Nuk kisha mbështetje dhe besim. Këtu më mbështesin. Dua të falenderoj trajnerin Ahmataj. Jam shumë rehat dhe i lumtur. Kjo është e gjitha.

Lufta për mbijetesë- Objektivi jonë është ti marrim ndeshjet një nga një. Gjithmonë është ndeshja e radhës objektiv. Ne luftojmë edhe në Kupë. Freskia nuk është e njëjtë. Mundohet të marrim maksimumin. Gjithmonë nisemi me shanset 50-50. Lajm i mirë për ne që rivalët për mbijetesë nuk fituan. Presioni shkon tek ata. Kjo nuk do të thotë që të ulim vigjilencën. Duhet ta shtojmë akoma më shumë forcën tonë dhe të jemi matematikisht të siguruar.

Eksperienca- Të them të drejtën eksperienca është ajo që të bën më të pjekur. Nuk ndihem i humbur. Kam mësuar shumë dhe jam gati për sfidat e reja. Erdha të Luftëtari me besim të plotë. Shpresoj të vazhdoj me këtë rritëm. Puna më ka sjellë deri këtu, do vazhdoj të punoj, është e vetmja gjë që kërkoj nga vetja.

Sfida ndaj Tiranës. A duhet të shqetësohen te Kastrioti për një kompromis?

Nuk e di. Nuk mendoj se Luftëtari apo dhe Tirana ka luksin që të bëjë kompromise. Ne jemi futbollistë, nuk merremi me këtë pjesë. Nuk kemi siguruar asgjë. Edhe në qoftë se do e siguronim është jo normale. Kjo përjashtohet si mundësi.

Related posts

Voltana Ademi: Vllazninë e rrëzuan futbollistët dhe trajneri, jo bashkia

Sadik.Autor

“KA QENË GJITHMONË DËSHIRA IME”/ Khabib s’heq dorë nga ëndrra: Kam folur me CR7, Al-Khelaifi dhe Ceferin

Delo.autor

Teuta zbulon listën: Ja cilët udhëtojnë drejt Turqisë

Q.Autor

Leave a Comment