Futboll Seria A Sport

REVOLUCION TEK INTERI/ Presidenti i klubit “Zikaltër” përgatit të projektin e së ardhmes…

E ardhmja e Interit vendoset në javën e ardhshme. Jo vetëm sa i përket renditjes në kampionat pas duelit delikat me Juventusin, por edhe sa i përket merkatos për edicionin e ardhshëm e sidomos situatës së trajnerit.

Në Milano ka zbarkuar vetë Stiven Zhang, i cili do të vendosë pikat mbi “i” sa u përket temave më të nxehta.

Presidenti i zikaltërve gjendet prej dy ditësh në Milano, ndërsa gjatë kësaj jave në zyrat e klubit do të zhvillohet një mbledhje mes të gjitha palëve të përfshira për të caktuar fillimisht buxhetin për merkaton e verës.

Marota, Ausilio dhe Gardini duhet të paraqesin bilancet dhe pritshmëritë, para se drejtuesit kinezë të fusin dorën në portofol për të bërë investimet e radhës.

Megjithatë, gjithçka fillon te projekti për trajnerin e ri. Në klub nuk kanë vendosur ende se çfarë do të ndodhë me Spallettin, por gjithçka do të sqarohet pas kësaj mbledhjeje, ku pritet që Marota të propozojë emrin e të preferuarit të tij, Antonio Contes.

Related posts

Valencia ka dyfishuar shifrat, shënon Phil Jones me një… (VIDEO)

Isa.Autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Vritet me armë zjarri futbollisti i ekipit francez

Isa.Autor

Modric: Pengu i vetëm? Që nuk fitova trofe me Tottenham

Q.Autor

Leave a Comment