Futboll Premier League

Lojtari i West Ham pështyn kundërshtarin, trajneri Moyes: Do të ketë pasoja

Trajneri i West Ham United ka pëshkruar sjelljen e Arthur Masuaku-t si të shëmtuar pasi mbrojtësi ka marrë një karton të kuq kur pështyu mesfushorin e Wigan Athletic Nick Powell në humbjen e tyre në FA Cup të shtunën.

Wigan befasoi të gjithë me fitoren e raundit të katërt të kupës me skuadrën e kategorisë së tretë angleze që ka eliminuar atë të Premier League me fitoren e famshme 2-0.

West Ham ka luajtur me një lojtar më pak pasi Musaku doli me karton të kuq pak përpara pushimit.

Tani ai rrezikon të qëndrojë një kohë të gjatë larg fushës, një problem më tepër për trajnerin që duhet të luajë edhe pa disa lojtarë të dëmtuar.

“Ishte e shëmtuar,” shprehet Moyes pas ndeshjes. “Nuk e kam parë këtë gjë nga ai. Ne e pëlqejmë, ai është një djalë i mirë në stërvitje…nuk është pjesë e karakterit tonë.

“Ai do të meritojë gjithçka që do të marrë dhe nga ne do të marrë dënimin maksimal. Është e papranueshme.”

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Ylli i gjigantëve të Premier League transferohet në Serinë A

Delo.autor

“PLESHTI” NUK DI TË NDALET/ Leo Messi thyen rekordin e Ronaldos në Champions League

Isa.Autor

LEVANDOVSKI I SHQETËSUAR/ Gati të ulë rrogën vetëm për të shkuar te skuadra e…

F.autor

Leave a Comment