Futboll Seria A Sport

Mbrojtësi i INTERIT injoron RONALDON: Më i forti që kam hasur është ky sulmues

Rivaliteti futbollistik mes Interit dhe Juventusit mbetet në nivele shumë të larta. Edhe deklaratat e bëra nga mbrojtësi i ri zikaltër, Stefan De Vrij, për “Corriere dello Sport” nuk do të dështojnë për të shkaktuar polemika.

Qendërmbrojtësi holandez flet për kampionin e madh të Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili nuk e ka gjetur ende golin në Seria A. “Unë e kam sfiduar atë me kombëtaren në një miqësore kundër Portugalisë, para Kupës së Botës në vitin 2014, – tha lojtari zikaltër. – Ajo ndeshje përfundoi 1-1 dhe Ronaldo shënoi, por sulmuesi më i fortë që kam hasur është Mbappé”.

Fjalët e De Vrij tingëllojnë si një provë e lëshuar për kampionin portugez përpara derbit të parë italian, që do të mbahet në Torino, më 7 dhjetor. E rëndësishme në zgjedhjen e tij për të shkuar në Milano ishte trajneri Luciano Spalletti: “Eshtë një njeri shumë pozitiv dhe qartësisht trajner i zoti. E di atë që ai dëshiron nga ne, lojtarët, se si të sillemi në fushë”.

De Vrij, i cili arriti si një transferim i lirë nga Lazio, është shumë i motivuar për aventurën e tij të re: “Mezi pres të luaj me Interin në Ligën e Kampionëve. Do të kem përballë Kane? Natyrisht, do të jetë e vështirë për mua, por edhe për të”.

Related posts

U BË VIRAL NË RRJETET SOCIALE/ Tifozi i famshëm zviceran: Nuk di çfarë më ndodhi, unë u çmenda… (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON “MËKATIN” E CR7/ Nëna e Ronaldos: Një herë në javë…

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Hamilton: Aksidenti i Grosjean më ka shtuar dyshimet për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment