Futboll Ligue 1 Sport

MPOSHTI MONACON ME “HET-TRICK”/ Ja shpejtësia marramendëse të Mbappes gjatë super golit (VIDEO)

“Ylli” i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe shkëlqeu në “Parc des Princes” duke shënuar tripletën ndaj ish-skuadrës së tij, Monaco.

Nuk ishin vetëm “het-triku” i 20-vjeçarit që mori vëmendje të dielën, por edhe shpejtësia e çmendur që talenti francez arriti gjatë golit të parë.

Mbappe mori topin në mesin e fushës dhe e pasoi atë te Moussa Diaby në të majtë. Pastaj, ai bëri një sprint të pabesueshëm duke lënë pas katër mbrojtës të Monacos.

Diaby ia ktheu topin dhe Mbappe shënoi në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa pas ndeshjes televizionet franceze matën shpejtësinë marramendëse të Mbappes (38 km/h).

Sulmuesi francez është golashënuesi i dytë më i mirë në pesë ligat kryesore në Evropë me 30 gola, pas Lionel Messit që momentalisht kryeson me 33 rrjeta.

Me het-trikun e të dielës, ai është bërë lojtari i parë nga Ligue 1 që shënon 30 gola brenda një sezoni që nga koha e Jean-Pierre Papin në sezonin 1989/1990.

Related posts

Tjetër alarm te Dortmund, lojtarët helmohen në kampin stërvitor

Q.Autor

U ELIMINUAN NGA CHAMPIONS/ Feronikeli bën llogaritë me kundërshtarët e Europa League

Delo.autor

“TREMBET” MILANI/ Ylli i kuqezinjve që po shkëlqen në Botëror kërkohet nga Mançester Siti

F.autor

Leave a Comment