Futboll Seria A Sport

NIS REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Ronaldo ndihmon Juventusin për të blerë…

Cristiano Ronaldo po ndihmon skuadrën e Juventusit për të bindur Joel Felix që të transferohet në Torino.

Sipas “A Bola”, CR7 ka dhënë miratimin e tij për arritjen e marrëveshjes me Felix pasi ai e konsideron portugezin ‘trashëgimtarin’ e tij.

Gazeta paralajmëron se Benfica është duke kërkuar plot 120 milionë euro për 19-vjeçarin e talentuar që ka zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha të Europës.

Për tu theksuar është fakti që Joel Felix së bashku me Ronaldon kanë të njëjtin agjent Jorge Mendes i cili do të thjeshtësonte akoma edhe më shumë negociatat për të veshur sezonin e ardhshëm fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

I vetmi problem për Juventusin është çmimi i lartë që kërkon Benfica për të shitur kartonin e lojtarit.

Related posts

NEYMAR MË I SHTRENJTË NË HISTORI? Një tjetër legjendë kushton 433 milionë euro

Delo.autor

Suarez dhe Cavani “kafshojnë” Rusinë/ Uruguai konfirmohet lideri i grupin A (VIDEO)

Isa.Autor

Allegri ndryshon mendje për Dybala

Delo.autor

Leave a Comment