Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Perisic i shpall “luftë” rivalit: Interi mund të mposhtë këdo…

Ivan Perisic beson se Interi ka aftësi për ta fituar derbin italian kundër Juventusit që do të çojë zikaltrit edhe më pranë zonës Champions.

Kroati theksoi se zikaltrit janë një skuadër shumë e fortë, por pranoi se kanë dobësi në 20 metrat e fundit.

“Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe kemi mbajtur Romën në gjysmëfushën e saj për pjesën më të madhe të lojës. Kemi shfaqur probleme në 20 metrat e fundit, pro po punojmë që të përmirësohemi, pasi me aq shumë volum, duket të jemi më konkretë”, tha Perisic.

Në fundjavë zikaltrit do të presin në “San Siro” Juventusin, kampionin e saposhpallur të Serisë A, në atë që njihet edhe si derbi i Italisë, ndërsa Perisic beson te fitorja e Interit, rezultat që do të vinte në kasafortë Ligën e Kampionëve.

“Ndaj Juventusit do të luajmë për fitore, pasi besojmë në forcat tona dhe kemi mundësi të mposhtim këdo në fushën e lojës, nëse bëjmë më të mirën tonë. Është një sfidë e veçantë, por që vlen 3 pikët dhe duam t’i marrim”, theksoi kroati.

Related posts

Liverpuli shkërmoq Romën, Firminjo shënon golin e pestë (Video)

Sadik.Autor

MOTO GP/ “Superman” Marquez siguron një “pole” të çmendur në Çeki (FOTO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ 53 vite pritje, Anglia mposht Gjermaninë në “Wembley” dhe kualifikohen në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment