Kukësi mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-1 në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë të zhvilluar në Kamzë. Duhet theksuar se të 3 golat u shënuan falë gabimeve individuale të futbollistëve.
Për korçarët gaboi 2 herë mbrojtësi Kaba Sambou, teksa Rexhinaldo dhe Shkurtaj nuk falën, ndërkohë që të verilindorët gaboi portieri Stivi Frashëri, duke i dhënë mundësi Skënderbeut që të gjente rrugën e rrjetës më anë të Dejvi Bregut.
