Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Luftëtari dhe Tirana në “paqe” gjysmëfinalen e parë

Luftëtari dhe Tirana e mbyllën në një barazim pa gola, sfidën e parë gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë.

bandicam 2019-04-24 17-55-45-307

Në sfidën e zhvilluar në Gjirokastër, ndeshja nisi me një rast të mirë për Tiranën me Kobina, i cili goditi nga brenda zone, por Xhekson shpëtoi bluzinjtë, shumë pranë vijës fatale.

Më pas, Luftëtari doli më shumë tek porta e Tiranës, dhe për disa minuta kërcënoi Abibin, por pa mundur ta ndëshkojë. E para u mbyll me një përplasje të Karabecit dhe Rapës, të cilët lanë të dy fushën e lojës.

Pjesa e dytë pa Tiranën më kërkuese, me vijën e parë të sulmit, që shkonte shpesh tek porta e Bakajt, por pa kërcënuar seriozisht në ndonjë rast. Rast i diskutueshëm ai i minutës së 63-të, ku Hoxhallari ndërhyri tek Ymeraj brenda zone, dhe gjirokastritët kërkuan penallti, por për arbitrin Jorgji nuk kishte asgjë.

bandicam 2019-04-24 17-24-18-948

Deri në fund, nuk pas aksione të tjera të rrezikshme, me të dyja ekipet që më shumë duket se e kishin mendjen tek sfida e së dielës, po në Gjirokastër mes tyre, por këtë herë e vlefshme për luftën për mbijetesë.

Sa i përket Kupës, kualifikimi për në finale do të vendoset gjithçka në sfidën e kthimit, më 8 maj në “Selman Stërmasi”.

Related posts

MASHTRUAN PËR…/ Pezullohen 7 arbitrat e Serisë A (ARSYEJA)

Delo.autor

ËSHTË THIRRUR NGA TRAJNERI I SHPRESAVE/ Muçi merr minuta në kampionat, shoku i skuadrës shënon “poker” golash (VIDEO)

Delo.autor

“SAN SIRO NË FESTË”/ Inter – Cagliari, sulmuesi argjentinas shënon golin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment