Futboll Seria A

Higuain: Buffon ka parashikuar gjithçka, shpresoj të qëndrojë

Gonzalo Higuain është kthyer, Pas gjashtë ndeshje pa gola, argjentinasi është kthyer të shënojë kundër Chievo-s dhe ka shkuar në kuotën e 10 realizimeve në Serinë A. Ndryshe nga sa ka bërë në sezonet e kaluara, Gonzalo po punon më shumë me skuadrën dhe Massimiliano Allegri është shumë i lumtur për këtë. “Goli nuk ka qenë një çlirim për mua, unë jam i qetë. Ka rëndësi vetëm që të fitojë skuadra”.Me rastin e 40-vjetorit të Buffon, sulmuesi i Juventus i ka bërë urimet e tij kapitenit: “Është një shok shumë i mirë skuadre, një njeri që nuk gjendet me lehtësi në jetë. Para ndeshjes me Chievo-n më ka thënë se do të kisha shënuar, shpresoj që të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm”.

Në fund, “Pipita” ka folur edhe për Kupën e Botës. “Kombëtarja? Jam takuar me Sampaoli-n dhe kam mbetur i kënaqur, më ka thënë se ka besim tek unë. Shpresoj të luaj në Botëror. Por nuk e di nëse një grumbullim i Mauro Icardi-t do të më përjashtonte mua”, ka thënë Higuain.

Related posts

HISTORIKU I DUELEVE MES BARCELONËS DHE BAYERN/ Skuadrat bëhen gati për një tjetër përplasje në… Champions

Delo.autor

Njihuni me 9 futbollistët që kërkojnë ekip të ri për të qenë në Rusi 2018

Q.Autor

“BYLIS BËRI MË TË MIRËN, PËR TË MARRË PIKË”/ Presidenti Kapllanaj: Synimi ynë është…

Delo.autor

Leave a Comment