Futboll Seria A Sport

PLANI PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Allegri përgatitet për revolucion tek Juventusi, ja lista e emrave

Juventusi e ka siguruar titullin kampion në Seria A, por ajo që dhemb më shumë është eleminimi nga Liga e Kampionëve. Drejtuesit bardhezinj po mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe së bashku me Alegrin kanë në plan një revolucion për sa i përket hyrje-daljeve në merkato.

E para, sigurisht është rinovimi i trajnerit, i cili ka një kontratë që skadon në 2020-ën. Trajneri po mendon nga ana tjetër të ndryshojë edhe sistemin e lojës, duke u rikthyer në 4-3-2-1, modul që e përdorte në vitin e tij të parë te torinezët.  “Gazzeta dello Sport” raporton se për këtë do të ketë disa të sakfrikuar. Një afrim i sigurt është ai i Ramsej nga Arsenali si transferim me 0 lekë.

Alegri pritet t’i kërkojë Anjelit një qendërmbrojtës, një anësore të djathtë dhe një mesfushor qendre. Përpara mbrojtjes, kërkon një mesfushor të fizikshëm dhe Pjaniç duket se do të largohet në verë.

Për sa i përket mbrojtjes, tekniku pëlqen Umtitin e Barcelonës si lojtari që do të alternohet me Kielinin. Emra të tjerë janë Saviç i Atletikos dhe Ruben Dias i Benfikës, por nuk përjashtohet as Manolas, që ka një klauzolë largimi prej 36 milionë eurosh.

Në krah italiani pëlqen Sidiben e Monakos, por ndiqet edhe Tripier nga Totenhemi.

Një tjetër largim përveç Pjaniç po përgatitet edhe për Dagllas Kostën. Mbeten për tu vlerësuar edhe situatat e Dibalasë dhe Kuadrados.

Related posts

E BUJSHME/ Pochettinio shfaqet papritur kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës

Delo.autor

Real Madrid– Girona, pjesa e parë përfundon 1-1

Q.Autor

VIDEOLAJM/ Shënohet goli i parë në Serinë A pas 103 ditësh

Delo.autor

Leave a Comment