Futboll Seria A Sport

KUR TË URON EDHE “ARMIKU”/ Quagliarella: Më kapin të dridhurat me emrin e lojtarit…

Futbolli italian duartroket magjistarin Fabio Quagliarella, i cili sot ndaj Udineses shënoi 2 gola dhe gjeti golin për të 11-tën ndeshje rresht, ashtu si i madhi Gabriel Batistuta.

16 gola në kampionat për sulmuesin e Sampdorias, dy më shumë se Cristiano Ronaldo e Duvan Zapata, motiv krenarie për një 36-vjeçar i cili për arsye të ndryshme nuk pati karrierën e madhe që do meritonte.

Kur e pyetën pas ndeshjes se çfarë efekti ka të barazosh rekordin e Batistutës, Quagliarella heshti për disa momente dhe më pas i mallëngjyer tha: “E paimagjinueshme, vërtet. Emocionohem sepse diçka e tillë nuk më shkonte kurrë ndërmend, edhe të përmend emrin e një lojtari si Batistuta më kapin të dridhurat. Nuk di ç’të them, e shijova këtë mbrëmje dhe tifozët e mi. Festova shumë për rekordin, sepse për Udinesen kam gjithnjë respekt, për ato dy vite që kam kaluar aty”.

Në Itali e teprojnë dhe gazetari i Sky Sport e pyeti sulmuesin veteran për kombëtaren italiane, por Quagliarella i di limitet e tij: “Pas pak ditësh do të mbush 36 vjeç, sakrificat e mia ia kanë vlejtur për të arritur diçka. Roberto Mancini ka një grup për të rritur e çuar përpara, duhet pasur besim, përndryshe nuk do rritemi kurrë. Unë duhet të bëj sa më mirë me Samp, të zbavitem çdo të diel, të jem i rëndësishëm për ekipin, jo thjesht duke shënuar. E shijoj dhe kur jap një pasim për gol”.

GENOA E NDERON – Në futboll kulmi i nderimit është kur klubi kundërshtar të vlerëson. Genoa, rivali i madh i Sampdoria-s, ka lënë pas derbin, ngjyrat dhe rivalitetin, sepse pas ndeshjes ka postuar në Twitter një foto ku shfaqen Quagliarella dhe kapiteni i Genoa-s, Criscito: “Krenarë që jemi xhenoanë dhe që kemi në qytet një rival të fortë si ti! Komplimente Fabio”.

Related posts

Zbuluesi i talenteve te Milani: Calabrian e pagova 1200 euro, si i gjeta Gigion dhe Cutronen

Q.Autor

HUMBJA NDAJ UNITED/ Leicester nuk fal dhe “SHKARKON” Pellegrini-n

Delo.autor

De Biazi: Shqipëria vuan prej eksperimenteve, ja çfarë i thashë Panuçit

Sadik.Autor

Leave a Comment