Futboll La Liga Sport

BËJNË ÇMENDURINË E RADHËS/ Barcelona ofron 100 milion euro për yllin e Premier…

Barcelona po e kërkon me ngulm transferimin e “yllit” të Manchester United, Marcus Rashford.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, katalanasit gjatë verës pritet të bëjnë çmendurinë duke ofruar 100 milionë sterlina (115.8 milionë euro) për 21-vjeçarin.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri për të ardhmen, ndërsa Rashford konsiderohet si sulmuesi ideal që mund ta zëvendësojë Luis Suarezin.

Ndërkohë, edhe Manchester Unitedi po mundohet ta bindë lojtarin për ta vazhduar kontratën, duke i ofruar atij një rritje të madhe të pagës.

Rashford rrjedh nga Akademia e “Djajve të Kuq”, ndërsa ka shkëlqyer edhe me ekipin e parë, duke realizuar 45 gola në 167 ndeshje.

Related posts

ANKTH TEK FORMULA 1/ E fejuara e një piloti është me koronavirus

Delo.autor

Jurgen Klop bëhet me dhimbje koke, një tjetër lojtar rrezikon finalen e Champions-it

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Pas fitores ndaj Milanit, do të befasoheni se ku ka shkuar Ronaldo! (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment