Futboll Seria A Sport

ZBULON DËSHIRËN E DIKURSHME/ Nainggolan: Më ka kërkuar të transferohem në Torino…

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan ka zbuluar dëshirën e dikurshme të Juventusit për ta pasur në skuadër.

“Ndeshjet kundër Juventusit kanë qenë gjithmonë të veçanta për mua sepse ata më kanë kontaktuar për të më transferuar”, ka thënë Nainggolan në një intervistë për DAZN.

“Preferoj të përballen me ekipet më të mira dhe të tentoj t’i mposht ata. Kjo është diçka që e kam pasur gjithmonë në mendje”.

Dy skuadrat do të përballen të shtunën dhe 30-vjeçari  u pyet se çfarë do të thoshte për të fitorja kundër Juventusit.

“Juventusi ka qenë skuadra më e mirë vitet e fundit. Mendoj se çdo skuadër dëshiron t’i mposhtë ata. Për ne, kjo ndeshje është e rëndësishme për renditjen”, vijoi ai.

“Ata e kanë siguruar titullin e kampionit të Serie A, por kjo nuk ndryshon asgjë për ne sepse gjëja më e rëndësishme është që ne ta arrijmë qëllimin tonë”, përfundoi ai.

Related posts

Pogba pranon se ka mësuar shumë nga dështimi i Diaby te Arsenali

Sadik.Autor

Barcelona ka tetë super alternativa për një mbrojtës

Sadik.Autor

Bournemouth – Liverpool, njihuni me formacionet zyrtare (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment