Futboll Sport

Rikthimi i Chamberlain, ja çfarë thotë Klopp

Alex Oxlade Chamberlain u rikthye mbrëmë në ndeshjen që Liverpool fitoi kundër Huddersfield

‘The Reds’ e mbyllen takimin me një fitore prej 5:0, mirëpo anash tri pikëve, një nga gjërat më të këndshme të mbrëmjes ishte rikthimi i Ox.

25 vjeçari u inkuadrua në fushë në minutën e 73-të të takimit, duke e zëvendësuar Georginio Wijnaldum.Kjo ishte paraqitja e parë e tij që nga lëndimi që pësoi në gju në gjysmëfinalen e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, kundër Romës (24 prilli i vitit të kaluar).

Shumë i lumtur për këtë rikthim ishte edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili pas ndeshjes tha disa fjalë lidhur me këtë çështje.

“Rikthimi i Chamberlain është i pabesueshëm. Ne duhej të mendonim se çfarë të shkruanim në fletën e skuadrës, për mënyrën se si ta thërrasim; Alex Oxlade – Chamberlain, ka shumë opsione si Alex, Ox, Chambo “ ka thënë Klopp fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Është vërtetë e mirë, është lajm i mirë që ai u kthye. Ai u rikthye pas një kohe të gjatë, kështu që është shumë mirë” ishin fjalët e gjermanit.

Oxlade Chamberlain ka bërë rikthimin e tij në skuadrën e parë duke kaluar në disa paraqitje edhe me skuadrën e U-23 të Liverpool.

Related posts

ZYRTARE/ Merret vendimi për Superkupën e Italisë mes Inter-Juventus, ja ku do të luhet…

Delo.autor

NEWCASTLE-MANCHESTER CITY/ Vendasit dyfishojnë shifrat, shënon Matt Ritchie

Delo.autor

“LOJTARËT TA SHIJOJNË NË MAKSIMUM”/ Egbo: Tirana do japë gjithçka, tek zviceranët kemi problem…

Delo.autor

Leave a Comment