Futboll Sport

Pogba i pavendosur për të ardhmen, ja çfarë thotë Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka besim të plotë se Paul Pogba do të qëndrojë te Manchester United edhe sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq” e ka të pamundur ta garantojë diçka të tillë dhe nuk mund ta thotë me 100%.

Në një intervistë, Pogba ka shtuar zërat që e japin të ardhmen e tij te Reali i Madridit, duke deklaruar se Los Blancos janë ëndrra e çdo futbollisti, por në të njëjtën kohë mesfushori francez ka deklaruar se ndihet mirë në Old Trafford.

“Në futboll nuk mund të thuhet asgjë me siguri, por mendoj se Pogba do të qëndrojë këtu. Mund t’iu garantoj se ai është i vendosur për të fituar trofe me Manchester United”, deklaroi Solskjaer.

Related posts

Rafinha do të mbetet në Barcelonë

Isa.Autor

IBRA “SHOW” EDHE NË RRJETET SOCIALE/ Ja shprehja që hedh ylli suedez pas golit të shënuar! (FOTO)

Delo.autor

E BËN BALTË/ Pretendimi i Partizanit për penallti, Hafizi: Nuk e kuptoj pse gjyqtarët…

Isa.Autor

Leave a Comment