Futboll La Liga Sport

PARA NDESHJES NË “CAMP NOU”/ Barcelona gati për festën e titullit kampion

Barcelona po bëhet gati për festën e titullit kampion.

Në orën 20:45 katalanasit do të presin Levanten në “Camp Nou” dhe janë vetëm 3 pikë larg titullit të dytë radhazi në La Liga.

Megjithatë festa për katalanët mund të nisë edhe më herët, nëse Atletico Madrid nuk bën detyrën përballë Valladolidit, në sfidën që do të luajnë në “Ëanda metropolitana”, në orën 16:15.

Një humbje e mundshme e “Los Colchoneros”, do të shpallte matematikisht kampione Barcelonën, pa nisur ende sfida e mbrëmjes ndaj Levantes, ndonëse ky opsion duket pak i mundshëm.

Trajneri katalan, Valverde ka në dispozicion thuajse të gjithë futbollistët, por pritet që të lërë në stol një pjesë të mirë të tyre, për t’i pasur në formë sa më të mirë për sfidën e mesjavës së ardhshme në Champions, ku do të përballen me Liverpoolin.

Related posts

“DUARTROKITJET MË TË MËDHA TË TË GJITHA KOHËRAVE”/ Barcelona poston VIDEO të veçantë nga lamtumira e Messit

Delo.autor

Lamtumirë Botëror, tjetër dëmtim i rëndë në prag të Rusi 2018

Sadik.Autor

MESSI SHQETËSON BARCELONËN/ Mund të humbasë ndeshjen e parë të…

Delo.autor

Leave a Comment