Futboll I pakategorizuar Sport

TRAGJEDIA NUK NDALET/ Jo vetëm babai, vdes tjetër njeri i dashur i Emiliano Salas

Tragjedia e vdekjes së futbollistit Emiliano Sala po ndjek nga pas edhe njerëzit e tij më të dashur.

Tre muaj pas aksidentit fatal, raportohet se shoku i ngushtë i fëmijërisë, Sebastian Rabellino ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë para se të vdiste babai i Emiliano Sala-s, ndërsa sipas policisë lokale 24-vjeçari u aksidentua në qytetin e vogël të Progresso, aty ku u lind edhe ish-sulmuesi i njohur.

Kjo nuk është vdekja e vetme që ka bërë bujë të madhe pasi ditën e djeshme ishte babai i futbollistit, Horacio, i cili ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

21 janari ishte tragjedia e madhe për Emiliano Sala, i cili gjeti vdekjen gjatë një fluturimi me avion nga Franca për në Uells.

Related posts

Luajti 87 minuta, por lojtari i Perusë nuk mban mend asgjë!!!

Sadik.Autor

LAMTUMIRA E PASHMANGSHME/ Inter dyfishon me penallti, por nuk e gjuan Icardi (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEN PËR HERË TË PARË/ Ish-e dashura e Maradonës: Diego më mësoi të pija kokainë në moshën 16-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment