Futboll Premier League

REFUZON TË QENDROJË TEK “DJAJTË E KUQ”/ Ja rroga “faraonike” që Real Madridi i jep Pogbas

Pogba është gjithmonë e më pranë largimit nga Manchester United.

Së fundmi mediat spanjolle raportojnë se mesfushori francez ka refuzuar të dorëzojë dokumentet për të bërë regjistrimin për turneun miqësor në Azi që do të zhvillojë Manchester United gjatë verës.

Ndërkohë, “AS” e bën fakt të kryer se klubi i Real Madridit dhe futbollisti kanë rënë dakord për pagën e tij.

Ai përfiton 17 milionë euro te anglezët, por vetëm 10 arrin të fusë në xhep, pasi 7 shkojnë për taksta. Reali i siguron atij 12 milionë euro dhe pagimin e të gjitha taksave një super ofertë kjo e Perez që vështirë se do të refuzohet.

Në rast se transferohet në “bernabeu”, Pogba bëhet futbollisti i dytë më i paguar te madrilenët, pas Bales.

Related posts

RROCA SHKËLQEN NË TURQI/ Ish-mesfushori i Kukësit i driblon të gjithë që i dalin para dhe realizon një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

TRIUMFOI NË DERBIN E MADONINËS/ Flet trajneri Conte: Ndeshja ndaj Slavias na ndihmoi, nuk kam fjetur…

Delo.autor

Nisin bisedimet, Flamurtari synon një ”big” për mesfushën

Sadik.Autor

Leave a Comment