Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT E STOLIT TË KOMBËTARES/ Trajneri Françesko Guidolin: Ata më kërkuan edhe mua…

Pas largimi të Kristian Panuçit, FSHF ka kërkuar jo pak për një trajner që mund të merrte drejtimin e Kombëtares. Trajnerët italianë kanë qenë prioritet dhe të shumtë kanë qenë emrat të cilët janë lakuar në media si pasardhës të Panuçit.

Një nga to ka qenë edhe trajneri Françesko Guidolin i cili në të kaluarën ka drejtuar Suonsin në Premier Ligën angleze. Trajneri italian, në një intervistë për ‘calciomercato.com’ është shprehur se ka refuzuar Shqipërinë duke qenë se po sheh për një opsion tjetër, ndërkohë që ka pranuar se zgjedhja e Edi Rejës ka qenë e drejtë.

“Shumë persona më kanë telefonuar dhe më kanë kërkuar shumë klube nga Seria A dhe disa Kombëtare të mira për të fituar si Kina e Arabia Saudite. Nuk është se i mohoj të gjithë por dua ta mbyll karrierën mirë pasi kam 600 ndeshje në Seria A dhe një CV shumë të respektuar nga të gjithë. Po pres për diçka që më stimulon.

Dua të bëj diçka që e kam bërë shumë pak ose që nuk e kam bërë ende si për shembull një klub jashtë ose një Kombëtare. Shqipëria zgjodhi Rejën dhe jam i lumtur për të pasi ai e meritonte dhe do të bëjë mirë. Ata më kërkuan edhe mua dhe ishin shumë të sjellshëm. Presidenti Duka ishte i sjellshëm me mua, por preferova të prisja dhe të shihja si do të ndryshojnë gjërat në këtë pikë të sezonit”, tha trajneri italian.

Related posts

Po shkëlqen me Liverpoolin/ SHAQIRI është gati për spektaklin e mbrëmjes

Isa.Autor

128 rivalë, 4 numra të ndryshëm, 1 ekipi i preferuar dhe Inter. 33 gjëra që nuk dini për Cristiano Ronaldo-n

Q.Autor

Tifozët e Marseille kanë krijuar një “atmosferë” interesante në Salzburg (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment