Futboll Seria A Sport

KRIZË NË STADIUME PËR TIFOZËT PROBLEMATIK/ Fabio Capello “shpërthen”: Komandojnë ultrasit, janë budallenj…

Fabio Capello e ka quajtur të rëndë situatën në Itali.

Sipas trajnerit italian, Serie A po përballet me krizë në stadiume për shkak të sjelljes së keqe të tifozëve.

Madje Capello thotë se janë budalla ata futbollistë që shkojnë për t’i përshëndetur ultrasit.

“Në Itali komandojnë ultrasit. Ata bëjnë çfarë të duan. Janë budalla ata lojtarë që shkojnë për t’i përshëndetur ata. Le të marrim shembull nga Premier League. Shikojeni situatën atje se si është përmirësuar dhe çfarë kulture kanë tani” ka thënë Capello.

Thirrjet ofenduese dhe koret raciste sipas Capellos vetëm në Rusi janë më keq se në Itali.

“Vetëm në Rusi kam parë gjëra më të këqija. Atje në stadiume ka njerëz që bëjnë agresion fizik e verbal. Më pas vije Italia” ka thënë Capello.

Related posts

Mourinho ndryshon mendje, kërkon me ngulm transferimin e Griezmann

Q.Autor

TALENTI BRAZILIAN/ Vinicius si RONALDO: Debuton në shtëpi, por dyshimet shtohen

Isa.Autor

IRRITOHET CUNGU: Goli i anuluar i Rexhinaldos ishte krejtësisht i rregullt, ja çfarë i mungon Kukësit

Isa.Autor