Futboll Seria A Sport

PËSON HUMBJEN E TRETË RADHAZI/ Milani gjithnjë e më larg Championsit

Milan ka pësuar humbjen e tretë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe tani kualifikimi në Champions League është më në rrezik se kurrë.

Torino i Mazzarri-t ka mposhtur kuqezinjtë me rezultatin 2-0 pas dy golave të shënuar në pjesën e dytë ndërsa Conte është kapur nga kamerat duke parë ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Pas një pjese të parë të luftuar dhe me shumë kartonë, penalltia e dyshimtë e shënuar nga Belotti në minutën e 58’ ka zhbllokuar rezultatin.

Dhjetë minuta më pas erdhi goli i dytë i shënuar nga Berenguer, i cili shfrytëzoi më së miri gabimin e Musacchio-s në mbrojtje.

Në minutën e 82’ kapiteni Romagnoli ka dalë me karton të kuq pas duartrokitjes ironike ndaj arbitrit kryesor.

Një humbje që e çon skuadrën e Gattuso-s në vend të 6-të të renditjes së Serie A, ndërsa Torino i ka parakaluar dhe është futur në valle për vendin e katërt.

Related posts

PLOT 11 GOLA/ Ja rezultatet e pjesëve të para në sfidat e Serie A

F.autor

PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Pogba zbulon sekretin e suksesit të “Djajve të Kuq”

Delo.autor

Melissa Castagnoli “nge” temperaturat dhe “ndriçon” Miamin me linjat e saj (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment