Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT ME CHELSEAN/ Solskjaer deklaron: Nuk duhet të dorëzohemi, asnjëherë nuk…

Ole Gunnar Solskjaer ka folur për mikrofonat e Sky Sport pas barazimit të Manchester United ndaj Chelsea-t dhe çështja kryesore ka qenë portieri David De Gea, i cili ka bërë një tjetër gabim.

“David ka bërë gjëra të pabesueshme për këtë klub. Ne e mbështesim njëri-tjetrin, nuk ka shanse që ndonjëri ta fajësojë për humbjen e pikëve. Ai e di se mund ta kishte pritur atë goditje, por kështu e ka futbolli.

Sot e nisëm mirë, por pas golit të tyre nuk e gjetëm më ritmin tonë. Tempi i lojës duhet të jetë më i lartë, me një intensitet më të lartë, por nuk ia arritëm.

Ishte një ndeshje e bukur futbolli, të dyja skuadrat mund ta kishin fituar, por barazimi është rezultati i drejtë. Ata janë më të kënaqur se ne me barazimin.

Nuk duhet të dorëzohemi, asnjëherë nuk i dihet pasi të gjithë po humbin pikë.”

Related posts

​Bravo nuk e përfill fare Guardiolan

Delo.autor

KËRKOJNË SHËRBIMET E YLLIT TË PREMIER/ “Katalanasit” sfidon Real Madridin për sulmuesin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

NUK E NJEH ASKUSH/ Ja futbollisti ITALIAN që vlen 80 milionë Euro…

Isa.Autor

Leave a Comment