Futboll Sport

“PO NA ECËN GJITHÇKA KEQ”/ Cutrone komenton momentin negativ të Milanit

Aktivizimi i Patrik Cutrone ishte lëvizja e dëshpëruar e Genaro Gattusos për të shkundur Milanin në transfertën torineze.

Cutrone zbriti në fushë me dëshirën e zakonshme, por nuk mundi të ndryshojë fatin e një ekipi tashmë të dorëzuar.

Duke folur për mediat, sulmuesi kuqezi u mundua të shpjegojë momentin e skuadrës dhe nuk ngurron të japë receta për të shpëtuar atë që mbetet nga ky fundsezoni për “Djallin”.

Po na ecën gjithçka keq, çdo episod e kemi kundër. Vërtet është një moment shumë negativ, megjithatë duhet të besojmë ende për sa kohë matematika na mban në garë për vendin e katërt. Nuk duhet të heqim dorë nga misioni ynë, sepse gjithë djersa e derdhur deri më sot do të shkonte dëm dhe diçka e tillë do të ishte vërtet mëkat”, deklaroi Cutrone.

Related posts

Burnley ngushton rezultatin, shënoi golin Ashely Barnes (VIDEO)

Isa.Autor

City me mentalitet kampioni, fiton ndaj WBA

Q.Autor

PAS HUMBJES SË BUJSHME NDAJ CADIZ/ Zidane: Kemi luajtur shumë keq, por nuk jam i shqetësuar

Delo.autor

Leave a Comment