Futboll Seria A Sport

RRËFEN PRAPASKENAT/ Ibrahimovic: Mourinho më ka “masakruar” një herë kur…

Sulmuesi suedez e ka kujtuar një rast kur kishte marrë kritika të ashpra nga trajneri portugez në kohën kur të dy ishin në Inter.

Në një intervistë dhënë kanalit “YouTube Bethard”, Zlatan Ibrahimovic e ka kujtuar humbjen e Interit nga Atalanta, që kishte ndodhur më 18 janar të vitit 2009, shkruan Gazeta Express.

Suedezi nuk do ta harrojë kurrë përfundimin e pjesës së parë të asaj ndeshjeje.

“Më kujtohet kur ishim duke e humbur një ndeshje, ishte në fund të pjesës së parë kundër Atalantas nëse nuk gaboj. Në ditën tjetër më duhej ta merrja një çmim si futbollisti më i mirë në Itali, por përpara skuadrës, Mourinho më pat thënë se do të duhej të turpërohesha për ta marrë atë çmim”, kujton Ibra.“Me mënyrën se si je duke luajtur, nuk e meriton as gjysmën e këtij çmimi”, kishte shtuar “Special One”.

Ibra nuk ndalet me kaq. “Ishim në dhomën e zhveshjes dhe ai më ‘masakroi’, më maltretoi, kështu që unë ia ktheva: ‘Ok, nuk po luaj mirë, ndoshta mund të bëj më mirë’”.

“Ne megjithatë e humbëm lojën, por së paku në pjesën e dytë shënova gol, duke i zbutur kritikët”, nënvizoi ai.

Ibrahimovic e konsideron Mourinhon si trajner me autoritet dhe special, ashtu siç edhe e ka nofkën.

“Kam pasur situata edhe më parë kur jam maltretuar nga trajnerët në mënyra të ndryshme. Dallimi me Mourinhon është se atij i pëlqen të ta thotë direkt, e thotë në mënyrën e tij sepse ka personalitet”, përfundoi Ibrahimovic.

Related posts

Ancelotti acaron milanistët: Tradhtar, shite veten për disa euro!

Sadik.Autor

Çmenduri për kombëtaren e Egjiptit, çfarë sakrifice nga ky tifoz

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI TEK PARTIZANI/ FSHF merr vendimin përfundimtar për derbin

Delo.autor

Leave a Comment