Futboll Seria A Sport

MEDITON PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Dybala e ka humbur rolin e lojtarit kryesor, ja skenarët e merkatos…

Jo, nuk do të jetë një verë si çdo tjetër. Dhe mbi të gjitha, asgjë nuk do të jetë e njëjtë si më parë. Pasi e ka eliminuar problemin e përsëritur të muskujve dhe është kthyer me grupin, Paulo Dybala mediton për të ardhmen e tij. Në të vërtetë, ky afër fundit nuk ishte një sezon i paharrueshëm për “Joya” dhe Juventusin. Për pasojë, klubi bardhezi mund ta marrë seriozisht në konsideratë shitjen e yllit argjentinas.

Në këtë mes ndikon edhe situata taktike në skuadër. Nuk ka mënyra të tjera për ta përshkruar realitetin e fakteve. Që me ardhjen e Ronaldos te Juventusi, Dybala e ka humbur rolin e lojtarit kryesor, madje edhe rolin e tij mbështetës për sulmin. Për ta pasur në stol një lojtar si ai duket më shumë se luks. Duke thënë këtë, ai që synon të arrijë statusin e një “përbindëshi”, nuk mund të kënaqet kurrsesi me rolin e “violinës së dytë” te bardhezinjtë. Qartësisht, nuk duket i gatshëm ta bëjë këtë rol.

Ka kaluar muaj sakrifice këtë sezon, sepse trajneri Allegri nuk e ka preferuar rregullisht numrin 10. Argjentinasi nuk ka funksionuar në partneritet me CR7. Po flasim për një lojtar, që ka luajtur 39 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola, në të gjitha garat. Sidoqoftë, ngjarjet aktuale e shohin pozitën e Dybala thellësisht të ndërlikuar. Tani, pra, loja do të luhet në dy faza.

E pari do ta shohë Allegrin si protagonist absolut. Nëse trajneri toskan do të qëndrojë në “Continassa”, do të ishte e vështirë bashkëjetesa me Paulo Dybala; veçanërisht pas blerjes së Aaron Ramsey. Uellsiani duket të jetë më i pajtueshëm si lojtar për planet taktike të trajnerit bardhezi. Shkurtimisht, mes fjalëve të merkatos, rrethanave dhe konkretizimit të gjërave te Juve, do të arrihet në vendimin përfundimtar.

Deri më tani, ofertat zyrtare për Dybala nuk janë pranuar. Ka ende shumë kohë deri në hapjen e merkatos së verës, situata do të monitorohet nga afër nga drejtuesit, të cilët kanë bindjen se shitja e Dybala në këtë periudhë mund të përbëjë rrezik të madh ekonomik. Kjo është arsyeja pse, në fakt, Fabio Paratici nuk është duke u nxituar.

Juventusi pagoi 32 milionë euro, plus 8 milionë të tjerë bonuse për ta blerë argjentinasin, me bindjen se katër vite më vonë, “Joya” mund ta rriste ndjeshëm çmimin e vet. Interesimet për të nuk kanë munguar: PSG, Barcelona, Bayern Munich. Ndërkohë, rrethi i Dybala nuk dëshiron të kapet i papërgatitur, po e mban një sy e një vesh nga gjigantët europianë. Megjithatë, gjithmonë i jep përparësi absolute “Zonjës së Vjetër”. Edhe vetë Paulo e ka shprehur qartë këtë.

Related posts

NJË MAKINERI LUFTE/ Shifra perfekte, Italia tremb rivalët!

Delo.autor

HIDHEN NË SULM PËR ZËVENDËSUESIN E GRIEZMANN/ Atletico gati 40 milionë euro për lojtarin e “Los Blancos”…

Delo.autor

ÇMIMI I LIRË I BILETAVE/ “Djemtë e Detit” kërkon mbështetjen e tifozëve për sfidën ndaj Ventspils (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment