Futboll Seria A Sport

U DËMTUA KUNDËR LECCES/ Talenti i “Kuqezinjve” në dyshim për ndeshjen ndaj Romës

Rafael Leao duket se është transferimi më i mirë i Milanit në merkaton e verës, teksa ka treguar paraqitje shumë të mira me kuqezinjtë në këtë fillim kampionati.

Sulmuesi portugez ishte aktivizuar disa herë titullar nga trajneri i mëparshëm, Marko Xhampaolo, pikërisht edhe ditën e djeshme lojtari u aktivizua përsëri nga minuta e parë, me Piolin trajner.

Megjithatë, ndeshja për 20-vjeçarin nuk shkoi në mënyrën e duhur, teksa u largua nga fusha e lojës në minutën e 67’, për t’i lënë vendin sulmuesit polak, Kristof Piontek.

Largimi i Leaos ndodhi për shkak të një problemi muskulor, të cilin futbollisti e pësoi gjatë ndeshjes. Në orët e ardhshme do të bëhen vizita më të detajuara mjekësore, për të kuptuar nëse dëmtimi është serioz.

Por, portugezi është në dyshim për ndeshjen kundër Romës, e cila do të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 18:00.

leao

Related posts

DËMTIMET I KTHEHN NË MAKTH/ Hazard drejt largimit nga Reali. Qetësinë mund ta gjejë te skuadra e…

Delo.autor

Juventusi mendon për mbrotjen, bardhezinjtë “peshkojnë” një kampion bote

Sadik.Autor

LARGOHET NË FORMË HUAZIMI/ Portieri i Juventus drejt transferimit tek klubi francez… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment