Futboll Seria A Sport

PAS VËRSHËLLIMËS PËRFUNDIMTARE/ Tifozët e Atalantës shkulin stolat e tribunës (VIDEO)

Suksesi i mbrëmshëm i Atalantës ndaj Udineses lë skuadrën e qytetit të Bergamos në vendin e katërt në renditjen e Serie A.

Kur mbeten edhe 4 ndeshje për t’u luajtur, ekipi i Gjimshitit dhe Berishës e sheh veten në pozicion ideal për të synuar kualifikimin historik në Champions.

Sigurisht që kjo ishte një ndeshje e paharrueshme për tifozët, të cilët kanë dashur që ta kujtojnë atë duke marrë me vete një copëz histori.

Pas vërshëllimës përfundimtare, shumë prej ultrasve të “Curva Nord”, kanë qëndruar gjatë në stadium dhe me çekanë apo mjete të tjera, kanë thyer e marrë si kujtim ndenjëset apo pjesë të tribunës.

Nuk bëhet fjalë për akt vandalizmi, por për kujtime të mirëfillta, pasi që nga nesër kjo tribunë do të shembet.

Atalanta do të fillojë menjëherë rikonstruksionin e këtij stadiumi, për ta modernizuare si rrjedhojë, tribuna pas portës do të jetë e para që shembet plotësisht.

Ndaj tifozët kanë dashur të kujtojnë këtë ndeshje, por edhe ata të tjera që kanë kaluar në këto stola, duke marrë një pjesë prej tyre me vete në shtëpi.

Related posts

SHKROI HISTORINË ME KOMBËTAREN E TIJ/ Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare ish-kapiteni i…

Delo.autor

Refuzoi Man United dhe Juventus/ Atletico shpërblen mbrojtësin amerikano-jugorë

Isa.Autor

ISH FUTBOLLISTI ZBULON SEKRETIN/ Antonio Conte drejt stolit të gjigantëve të Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment