Futboll Sport

Panuçi “shkund” futbollistët në stërvitje, rezervat goleadë titullarëve

Shqipëria do të luajë të dielën miqësoren e radhës me Ukrainën në orën 16:00 në Evian, pas konfirmimit të dhënë nga FIFA. Në lidhje me këtë miqësore, kuqezinjtë kanë vijuar dje përgatitjet në Zvicër, duke zhvilluar një seancë të plotë stërvitore gjatë pasdites. Analizë, shpjegim të lojës dhe stërvitjes, si dhe lojë brenda skuadrës.

Panuci

KRITIKAT – Trajneri Kristian Panuçi ka vënë në lëvizje kuqezinjtë me fjalët përpara seancës stërvitore, duke kujtuar për gjithsecilit gabimet e bëra ndaj Kosovës dhe atë që pret prej tyre. Për gati 15 minuta, kuqezinjtë kanë qëndruar në mesin e fushës, duke dëgjuar trajnerin për gjithçka ka shkuar keq dhe për çdo gjë që duhet përmirësuar menjëherë që nga e diela.

Panuci2

DËMTIMET – Dje është rikthyer Ermir Lenjani, mundësia e vetme për krahun e majtë. Futbollisti është stërvitur dhe ka punuar plotësisht me ekipin kombëtar. Një lajm i mirë për miqësoren me Ukrainën që do të shmangë përshtatjet dhe eksperimentimet e lojtarëve për të luajtur jashtë roleve.

Futbollistet

Gjatë stërvitjes, Arlind Ajeti ka shfaqur shqetësime në shpinë, por ka qëndruar në stërvitje deri në fund. Kristal Abazaj, dje nuk është stërvitur për shkak të shqetësimeve dhe mund të mungojë ndaj Ukrainës nëse situata nuk do të ketë ndryshime as sot.

Manaj

TESTI – “Rezervat mundën titullarët”. Ky ishte përfundimi i minindeshjes mes skuadrës që u zhvillua në pjesën e fundit të stërvitjes së djeshme. Trajneri ndau ekipin në dy grupe me nga dhjetë, ku sulmi u zhbllokua dhe u realizuan 5 gola, ndërkohë që ata që pretendohen për titullarë, u mundën thellë.

1

Gjatë ndeshjes u pa reagim i futbollistëve dhe angazhim i të gjithëve për të bërë mirë. Për ekipin e “titullarëve”, ata që luajtën me jelekët stërvitorë, shënoi Manaj, ndërkohë që për “rezervat” e mundshme ndaj Ukrainës shënoi dopietë Cikalleshi, Balaj, Roshi dhe Ndoj.

2

Related posts

PAS BOTËRORIT “RUSI 2018″/ FIFA shpërbleu këto klube për lirimin e yjeve të tyre për këtë turne…

Isa.Autor

SHEFI I MERCEDES TOTO WOLFF/ Hamilton, piloti që bën diferencën në Formula 1

Isa.Autor

Rennes-PSG, njihuni me formacionet zyrtare (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment