Futboll La Liga Sport

PËRLOTET “PLESHTI”/ Bashkëmoshatarët e djalit të tij i dërgojnë mesazhe dashurie (VIDEO)

Lionel Messi dhe Argjentina… Historia më e bukur e dashurisë, por edhe më e pafat. Ende vazhdon të jetë mister në ditët e sotme se si “pleshti”, një ndër futbollistët më të mirë të rruzullit dhe historisë, nuk arrin të bëjë diferencën dhe vuan presionin e madh që buron nga populli albiceleste.

Jo më kot, kohë më parë, në një intervistë të dhënë për “TyC Sports”, numri “10” i Barcelonas do të rrëfente se djali i tij i madh, Thiago, ndihej keq për faktin se i ati nuk fitonte dot me kombëtaren dhe shpesh nga kritikat që vinin përtej Oqeanit.

Pas fitimit të titullit, dhurata i ka ardhur nga TyC Sports, që kishte përgatitur një kolazh videosh me mesazhe që vinin nga tifozë 6 vjeçarë, bashkëmoshatarë me Thiagon, të cilët i thonin djalit të Messit se nuk duhej të mërzitej për këtë gjë, pasi babain e ti, të gjithë e donin.

Një mesazh ky që thuajse ka përlotur edhe kapitenin e Barcelonas.

Related posts

TENISI NË KAOS/ Anullohet turneu i parë post-pandemisë, edhe “US Open” në dilemë

Delo.autor

MESSI DHE SUAREZ SËRISH NË TË NJËJTIN EKIP? Presidenti i Atleticos: Nëse “Pleshti” dëshiron të bashkohet me shokun e tij…

Delo.autor

LIVE/ Meksika dënon veten dhe pëson golin e tretë, Suedia kalon për më tej (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment