Futboll Seria A Sport

STOLI I PASARDHËSIT TË SPALLETTIT NJË ENIGMË/ Moratti zgjedh trajnerin e ardhshëm të Interit, ja emri

Stoli i Inter-it është një enigmë që përfshin emra të ndryshëm. Në mes janë shumë pará dhe zgjedhje të rëndësishme për klubin zikaltër. Pronarët nuk kanë marrë akoma një vendim, ndërsa Marotta ka filluar të bëjë disa sondazhe. Ai ka pasur disa kontakte me Antonio Conte-n, por pronarët kinezë nuk janë të bindur.

Edhe pse Zhang Jindong ka marrë vetëm mesazhe pozitive nga djali i tij, Steven, në lidhje me Luciano Spalletti-n, të cilit i ka rinovuar kontratën verën e kaluar, duke i garantuar një rrogë mbi 5 milionë euro. Trajneri e ka shpërblyer besimin e klubit duke mbajtur Inter-in para Roma-s, Milan-it dhe Lazio-s. Të paktën për momentin.

Antonio Contet, ndërkohë, ka nisur kontaktet me Roma-n dhe nuk ia ka mbyllur përfundimisht derën Juventus-it, ku mund të kthehet në rast të një shkarkimi të Massimiliano Allegri-t, me këtë të fundit që është një nga emrat në listën e Marotta-s.

Një tjetër emër i rëndësishëm për stolin zikaltër është Jose Mourinho, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer në Milano dhe mbështetet nga ish-presidenti Massimo Moratti, fjala e të cilit ka akoma peshë tek Inter-i. Zhang, në fakt, komunikon shpesh me të për shkak të njohurive që Moratti ka për klubin dhe ambientin që e rrethon atë.

Dhe për Moratti-n nuk ka asnjë dyshim: nëse klubi do të vendoste të ndryshonte trajnerin, zgjedhja e duhur do të ishte Jose Mourinho. Zhang po mendohet, i bindur nga fakti se tekniku portugezi do të sillte avantazhe të ndryshme për klubin: është një trajner që ka fituar kudo dhe ka një dëshirë të madhe për revansh pas shkarkimit nga United.

E ardhmja e Inter-it mbetet për t’u shkruar dhe rruga që do të ndiqet mund të diktohet nga e kaluara e klubit.

Related posts

ZYRTARE/ LEGJENDA E REALIT emërohet zëvendëstrajner i SALAH dhe Egjiptit

Isa.Autor

SKËNDERBEU-KUKËSI/ Longo nuk heq dorë nga treshja e sulmit Milunoviç-Feizhao-Basha (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ NAVAS portieri më i mirë i Ligës se Kampionëve për sezonin e kaluar

Isa.Autor

Leave a Comment