Champions League Futboll Sport

AJAXI PRANË FINALES/ Fiton duelin e parë përballë Tottenhamit

Ajaksi nuk është më një surprizë në Champions League dhe këtë e tregojnë rezultatet dhe kualifikimi deri në fazën e gjysmëfianleve.

Tashmë të besuarit e Ten Hag janë pranë një momenti historik pasi janë shumë pranë kualifikimit për në finalen e madhe të Madridit.

Ekipi holandez arriti që të marrë një fitore të merituar në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër anglezëve të Tottenhamit në transfertë duke fituar me rezultatin e ngushtë 0-1.

Një fitore që i jep një mundësi të artë Ajaksit për të prekur finalen pasi ndeshja e kthimit do të luhet në fushën e tyre javën e ardhshme.

Golin e fitores për skuadrën e Ajaksit e shënoi Van De Beek në minutën e 15-të të pjesës së parë pas një aksioni mjaft të bukur.

Ndërkohë, Tottenhami është me një këmbë jashtë ku edhe pse luajtën në fushën e tyre krijuan shumë pak raste për shënim duke zhvilluar një 90 minutësh mjaft të dobët.

Related posts

MILANI MBETET “THATË”/ RABIOT bën lëmsh ekipet, vendos përfundimisht për të ardhmen

Isa.Autor

SUPER PSG/ Cavani TALLET KEQ me mbrojtësin dhe shënon SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ QARABAG/ Bruno Telushi: Besoj se ia dalim, duhet të korrigjojmë…

Delo.autor

Leave a Comment